Demtohet Lorik Cana

Demtohet Lorik Cana

Lorik Cana ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që ekipi i Nantës po luan në fushën e Lilës, e prapambetur nga java e shtatë e Ligës 1.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare u detyrua t’i linte vendin Kofi Xhixhit në qendër të mbrojtjes, pasi u lëndua në kavilje pas një përplasjeje me një sulmues kundërshtar në minutën e 57-të.

32-vjeçari la fushën duke çaluar, ndërsa pritet përgjigjja e analizave për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për t’u riaftësuar.

Ky lëndim vjen vetëm nëntë ditë para përballjes me Serbinë dhe mungesa e kapitenit do të ishte një telash i madh për kuqezinjtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama