Trasheshia e debores brenda nje nate ka shkuar deri ne 30 centimetra ne zonat e banuara, ndersa ne zonat e thella malore trashesia eshte edhe me e madhe.
Korrespondentet tane ne rrethe na njoftojne se ka veshtiersi ne qarkullimin e automjeteve ne disa akse nacionale per shkak te debores dhe akullit. Mjetet rekomandohet qe te levizin te pajisur me zinxhire.
Edhe ne zonen e Korces kane nisur reshje te konsiderueshme duke shkaktuar veshtiresi, vecanerisht ne aksin Korce-Kapshtice dhe Korce-Kolonje.
Ndersa ne zonen e Shkodres raportohet se ka reshje shiu, ne ultesira dhe reshje debore ne malesine e Dukagjinit.
Per shkak te debores ne rruge raportohet edhe aksidenti i pare qe ka ndodhur ne aksin Burrel-Bulqize.
Nje automjet ka dale nga rruga duke rreshqitur rreth 60 metra dhe per pasoje nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere jane plagosur shume rende.
Nga Top-Channel











