De Laurentis i pergjigjet Higuainit Je nje aktor shume i keq

De Laurentis i përgjigjet Higuainit: Je një aktor shumë i keq

Gonzalo Higuain u prezantua te Juventusi duke deklaruar se kishte marrë vendimin për t'u larguar nga Napoli pasi e kishte shtyrë presidenti Aurelio De Laurentis ta bënte një gjë të tillë. Një ditë më vonë, presidenti i është përgjigjur me një letër të hapur drejtuar tifozëve.

higuain de laurentis

Në këtë letër, De Laurentis radhiste arsyet pse ai mendonte se Higuain dhe vëllai i tij menaxher kishin gënjyer në mënyrë të turpshme para publikut.

"Nëse zoti Higuain ishte kaq i shqetësuar nga prania ime, iu deshën shumë vite për ta kuptuar, ose ai është një person fals, ose një aktor i mirë. Por e përjashtoj këtë të fundit, pasi unë di diçka rreth aktorëve", ishin fjalët e producentit televiziv.

higuain

"Kemi kaluar shumë kohë bashkë, edhe së fundmi, për shembull më 15 prill para Komisionit Disiplinor në Romë, për të hequr dënimin prej 4 ndeshjesh. Ju garantoj që atë ditë Gonzalo ishte shumë i qetë dhe nuk shfaqte asnjë lloj shqetësimi ndaj meje.

Si ka mundësi që menaxheri i tij nuk u shfaq i bezdisur kur u takuam të bisedonim për rinovimin? Nëse kishin aq mungesë tolerance ndaj meje, nuk do të kishin kaluar orë të tëra duke diskutuar për para, shumë para.

de laurentiis

A nuk ka turp ai menaxher kur thotë që skuadra në të cilën Higuain shënoi 38 gola nuk ishte në lartësinë e duhur?

Të mundohesh të shpjegosh se kalimi i tij te Juventus ishte faji im, është mungesë respekti ndaj napoletanëve. Këtë popull mund ta tradhëtosh nëse nuk ke turp, por nuk mund të tallesh me të", ishin disa nga batutat e De Laurentis në letrën e hapur të publikuar në faqen e klubit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama