De Biazi sheh pak shanse per Boterorin 2018 Ja si mbyllet grupi

De Biazi sheh pak shanse për Botërorin 2018: Ja si mbyllet grupi

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për "Il Gazzettino" ku sigurisht ka folur edhe për kuqezinjtë dhe shanset që kanë ata për t'u kualifikuar në Botërorin 2018, duke pranuar se do të jetë thuajse e pamundur ta bëjnë një gjë të tillë.

gianni-de-biasi-albania_s32jo9ejzg601ji0iisco124m

"Do të kalojnë Spanja dhe Italia, mbetet për t'u parë vetëm se cila do të jetë e para në grup. Pastaj jemi ne të Shqipërisë dhe Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Ventura në pankinën e Italisë? Në fund të fundit sapo u martua, është shumë i karikuar. Vlerësimi nga Federata ka qenë shumë i kujdesshëm", ishte batuta e trajnerit për homologun e tij që i rrëmbeu nga duart pankinën e të kaltërve.

362640C800000578-3684274-Portugal_are_celebrating_their_first_ever_major_title_after_year-a-124_1468241691034

Trajneri ka folur edhe për Europianin, duke thumbuar Portugalinë. "E meritoi fitoren vetëm pas gjysmëfinaleve. Në grupin kualifikues e mundëm jashtë, ndërsa edhe Francës i lëshuam vetëm një pikë në dy ndeshje, por ishte jashtë klasifikimit, si vend organizator.

eder shqiperia

Më të mirët e Europianit? Bufon është portieri që më pëlqeu më shumë, mes mbrojtësve ishte Humels, ndërsa në mesfushë ishte 18 vjeçari Renato Sançez. Në sulm nuk di kë të zgjedh. Jo Kristiano Ronaldon, pasi ndikoi shumë pak, as Eder, goleadorin e finales. Kundër Shqipërisë shkëlqente për golat që gabonte", ishte batuta e trajnerit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama