Dako Veme ne pune 240 km kanale vadites dhe 230 km kanale kulluese

Dako: Veme ne pune 240 km kanale vadites dhe 230 km kanale kulluese

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Vangjush Dako ka deklaruar në një takim me banorë të fshatit Shkafane në Ishëm se në fillim të vitit të ardhshëm të gjtha kanalet vaditëse dhe kulluese do të jenë gati në shërbim të fermerëve. Dako ka deklaruar në këtë takim se disa ditë nga fillimi i vitit të ardhshëm uji për vaditje do të shkojë në cdo pëllëmbë tokë të bujqëve dhe fermerëve të zonës.

Dako u shpreh se: “para disa ditësh hapëm sezonin turistik në Ishëm dhe pamë edhe gjendjen e rezervuarit të Tarinit. Pamë një liqen mjaft piktoresk, por i cili për fat të keq nuk kryen funksionin për të cilin është ndërtuar, pasi për neglizhencë dhe mungesën e një fondi modest, nuk përdoret për vaditjen e tokave të shumë fshatrave të zonës tuaj. Unë ju jap fjalën se në muajt janar-shkurt të vitit të ardhshëm se rezervuari i Tarinit do të jetë në punë dhe 240 km kanale vaditëse dhe 230 km kanale kulluese do të jenë pastruar dhe do jenë gati për punë në mënyrë që të vaditen të gjitha tokat tuaja”.

Dako ka shtuar se një përqendrim i madh i punës do të jetë edhe në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës. Të gjitha rrugicat e brendshme në lagjet e fshatit do të jenë të asfaltuara dhe me kanalizime, ashtu sic kemi bërë në shumë zona të qytetit të Durrësit, u shpreh më tej ai. Dako ka thënë se nuk bëjmë dallime për qytetarët, nëse janë vendas, apo të ardhur, nëse janë të majtë apo të djathtë, ne i kemi qytetarët të gjithë njëlloj sepse ju të gjithë i meritoni këto shërbime. Dako theksoi se ne kemi dhënë prova për punën që kemi bërë në bashkinë e Durrësit në këto 8 vjet dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për Ishmin, Manzën, Katundin e Ri, Sukthin dhe Rrashbullin.

Territori i bashkisë së re të Durrësit shtohet me dhjetëfish më shumë sipërfaqe, e cila ëhstë një sipërfaqe e konsiderueshme, tha Dako në takim me banorët e Shakafanes. “Ne po identifikojmë prioritetet e zhvillimit të zonës tuaj, por e para është toka bujqësore që ju dispononi dhe mbi bazën e saj ne do investojmë projektet tona për zhvillimin dhe mireqënien tuaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama