Cinema City ne Venezuele nje prej studiove me te medha ne bote

Cinema City në Venezuelë një prej studiove më të mëdha në botë
Dy nga prodhimet e para të studios venezueliane ishin "Miranda Returns," dhe drama "La Clase". Filmi i parë i kushtohet Francisco de Mirandës, një nga udhëheqësit e luftës ndaj pushtimit spanjoll, njëkohësisht edhe një prej herojve të presidentit Chavez. Sipas të dhënave filmi theu rekorde shikueshmërie në vend duke shitur më shumë 150 mijë bileta, po shumë larg nga sukseset e filmave të Hollivudit. Drejtori i Cinema City në Venezuelë thotë se kjo studio është rezultat i punës ë palodhur të artistëve të talentuar vendas. megjithëse studioja venezueliane është larg standarteve të realizimeve të simotrave të saj në Hollivud apo Europa drejtuesit e saj dhe artistët vendas shprehen optimsitë për të ardhmen. Qeveria e majtë vendase i ka kushtuar një rëndësi të veccantë studios ku vetëm në vitin 2007 investoi aty rreth 13 milion dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama