Dy vepra te medha te Gjergj Fishtes tani ne trajte dixhitale

Dy vepra te medha te Gjergj Fishtes tani ne trajte dixhitale

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një urim special me rastin e 145-vjetorit të lindjes së një nga figurave më të shquara kombëtare, Gjergj Fishtës, publikoi në trajtë dixhitale dy vepra të tij “Mrizi i Zanavet” dhe “Vallja e Parrizit”.

Këto vepra të At Gjergj Fishtës, tani mund të lexohen falas online. Janë dy prej veprave të tij më të dashura për lexuesin, sipas botimit të tyre të hershëm.

Sipas Sabri Hamitit, dy librat e lirikave, Mrizi i Zanave e Vallja e Parrizit shqiptojnë tendosjen shpirtërore që ushqehet nga dashuria , revolta e dhimbja për të kurorëzuar tematikën e vetë, formulën e përsëritur ”Atme e Fe”. Një kërkim të vazhdueshëm ai e bëri në fushën e dramatikës, që nga melodrama e deri te tragjedia, ku mbeten vepra që kujtohen, Juda Makabe ose Mbretnesha e Luleve.

Përmbledhja lirike e këtyre dy veprave përfshin vjershat atdhetare, në të cilat Fishta i këndon atdheut në disa variante: Si dashuri deri në adhurim, si ankth e si klithmë, si ekzistencë e përhershme morale. Duke e parë si dashuri deri në adhurim, dashuria për atdheun hap vëllimin duke renditur një seri poezish, në të cilat atdheu është një hapësirë e caktuar fizike, një realitet i mrekullueshëm që vjen në kujtesë si një pasuri e gjerë morale.

Emocioni i fortë që sjellin këto poezi shoqërohet me tone autoritare. Dashuria për atdheun në këto poezi shfaqet në mënyrë romantike.

Dy vëllimet gjenden tashmë online në faqen zyrtare të BKSH-së (www.bksh.al) dhe shumë lehtë mund të shfletohen dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama