Cfare nuk dime per karroten

Cfare nuk dime per karroten

*A e dini se fjala “karrotë” për herë të parë u perdor në gjuhën angleze më 1538. Ne vitet 1400 karrota është quajtur “tank” ndersa ne 1425 eshte quajtur “clapwype” .

*Prodhuesi më i madh i karotës në botë është Kina, e cila më 2011 përllogaritej se përbënte 45% të prodhimit global.

*Karrota më e gjatë në botë thuhet të jetë 579 cm e gjatë dhe është kultivuar nga Joe Atherton (Britani) më 2007.

*4 vite më parë Kirsten Brand zbuloi efektet e mrekullueshme të falkarinolit te karota, duke kryer një eksperiment te një grup minjsh, të cilëve u kishte injektuar një toksinë, që nxit tumorin në zorrën e trashë. Minjtë u ndanë në tri grupe. Dy prej tyre iu nënshtruan një diete të pasur me falkarinol. Studiuesit vunë re se dy grupet e ushqyera me karota shfaqnin një të tretën e probabilitetit për të zhvilluar një tumor. Që nga ajo periudhë e deri më sot grupi i studiuesve është përpjekur të studiojë se si reagon kjo substancë kimike kur karota zihet ose kur është e ngrirë në akull, duke tentuar të gjejnë metoda të reja për të kultivuar karota me përqindje të lartë falkarinoli.

*Duke i ngrënë të paprera, vlerat ushqyese rriten deri në 25 për qind

*Romani i vetëm i Jane Austen që përmend karotën është “Emma”.

*Karota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për organizmin tonë. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E; gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj. Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sëmundje kardiovaskulare, përfshi infarktin e zemrës. Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.

*“Do të vijë dita kur një karotë e vetme, e vëzhguar për së afërmi, do të bëj revolucion” (Paul Cézanne).

*Karotat fillimisht kanë qenë ngjyrë vjollce, të bardha, të kuqe apo të verdha.

*Karota përdoret te kremrat dhe locionet e plazhit, të cilat gjenden në treg. Karota ka qenë një prej bimëve më të përhapura në antikitet dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe sot në shekullin tonë. Janë shumë të njohura vlerat e saj ushqyese, e ndoshta më pak të njohura ato terapeutike dhe kozmetike. Lëngu i karotës është mjaft i pasur me karotinë, vitaminë B dhe C. Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Fëmijët duhet të konsumojnë nga 50 deri në 150 mililitra lëng karote në ditë. Te të rriturit sasia ndryshon: ajo shkon nga 150 deri në 300 mililitra në ditë.

*Holandezët nisën të rrisin karrota të portokallta në shekullin e 17-të për nder të Shtëpisë Mbretërore të Portokalltë.

*Nga lulja e purpurt e bimës nxirret një substancë ngjyruese, shumë e çmuar nga miniaturistët. Rrënja e freskët, e shtypur e tëra, mund të përdoret si maskë bukurie për të ushqyer lëkurën e fytyrës.

*Emri origjinal i komikut Jasper Carrot ka qenë Robert Norman Davis.

*Nëse vuani nga kolla dhe laringiti atëherë zieni 4-5 karota, shtypini derisa të arrijnë një masë të njëtrajtshme, më pas përziejini me 4 lugë mjaltë dhe konsumoni një lugë pas çdo vakti.

*“Kurrë mos e përdorni një karrotë të zier si nje shul dere” (proverbë irlandeze).

*Klubi i Karotave dhe Muzeu në Berlotte, Belgjikë, u themelua më 1992. Tashmë nuk ka fare staf dhe përbëhet nga vetëm një dritare ekspoze.

*Dita Ndërkombëtare e Karotës shënohet më 4 prill për të festuar vlerat ushqyese të karotave dhe kjo dite festohet qe nga 2003

*Kjo perime e zakonshme e përdorur për të përgatitur shumë salca dhe për t‘i dhënë shije më të këndshme çdo lloj gatimi, përmban vlera të ndryshme ushqyese, mes tyre karotenin, substancën që organizmi ynë e transformon në vitaminë A. Gjithashtu përmban vitamina të grupit B, D dhe E, përveç shumë cilësive të dobishme. Mes vetive mirëbërëse të karotës kujtojmë atë të larjes së zorrëve, lehtëson sekretimin e qumështit te lehonat, si edhe nxit urinimin.

*Konsumimi i një karote në ditë e mban larg doktorin. Do të ishte akoma më mirë nëse karota do të zihej dhe më pas të pritej, por mund të konsumohet edhe e gjallë. Vlerat antikancerogjene të karotës janë zbuluar katër vite më parë nga studiuesit e Universitetit të Danimarkës dhe atij të New Castel, të cilët vërejtën falkarinolin, substancën kundër kancerit që gjendet te karota, duke hedhur poshtë bindjen se kjo përgjegjësi i detyrohej betakarotenit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama