Cfare do te ndodhe me Facebook-un tuaj pasi te vdisni!!

Cfare do te ndodhe me Facebook-un tuaj pasi te vdisni!!

Çfarë të bëjmë me të vdekurit? Ky është një problem i çuditshëm, dhe zgjidhjet tona të zakonshme në jetë janë dy, djegia e trupit ose mbulimi i tij në tokë. Por çfarë ndodh me adresën e tij në Facebook!!

A duhet profili tuaj në Facebook të jetojë edhe pasi ju të vdisni? Deri më sot, profilet e vdekurve ose janë fshirë ose janë ngrirë, por tani Facebook është duke u mundësuar përdoruesve të tij që të zgjedhin një opsion që titullohet “kontakti i trashëgimisë” i cili do të shërbejë si kujdestar i faqes tuaj, kur jeta juaj të ndalë.

Ky “kujdestar” mund të shkruajë mesazhe në profilin tuaj, mund t’u përgjigjet kërkesave të reja për miq, të ndryshojë foton e profilit tuaj dhe atë të cover-it. Faqet e pas vdekjes në Facebook mund të shërbejnë si një lloj kujtese për ata njerëz që nuk janë më, për të mos harruar të dashurit dhe miqtë që keni humbur.

Facebook-u ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën tonë, por është e vështirë të parashikohet se si do të përfundojë ky rrjet social. Tani për tani, Facebook-u nuk premton të bëjë publik asnjë nga mesazhet tuaja private, pasi ju të vdisni, por ai është vetëm një kompani dhe një ditë, mund të blihet, shitet apo braktiset.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama