Ce duam detin ne me mire tia japim me qera Greqise

'C'e duam detin ne, me mire t'ia japim me qera Greqise'

Çështja e kufijve detarë është bërë motiv sherri prej kohësh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, Artan Fuga thotë se nuk e kemi kot detin, pasi nuk e përdorim. Madje, ai jep edhe një propozim provokues, duke thënë t’ia japim me qera Greqisë.

“C’e duam detin mo?

E shtrëngojmë mos na e marri greku.

Mirë mo mirë, po ne e mbajmë bosh mo. As naftë, as turizëm, as peshk, as gjë pe gjëje.

Thotë greku : O komshi, kot që kot e mban ma jep mua…

Drejt e ka kur e sheh që s’i duhet as dreqit.

I lind dëshira.

Se ne as nëndetëse nuk kemi që t’i nxirrnim njëherë andej e të kapnim peshk me to.

Më mirë t’ja jepnim me qira grekut, a turkut, a qipriotëve, a kalabrezëve, për 100 vjet e të merrnim interesa bankare a ku e di unë përqindje fitimi nga nafta sesa kështu…

Jemi bërë si ato plakat budallaqe që mbajnë në sepete pa përdorur jorganë e çarçafë të mirë, për ndonjë mik që e presin e që tashmë ka vdekur…

Pse e fusim detin në sepete mo???

Pse nuk e përdorim.

Kështu nuk na e ka marrë greku, na e kanë marrë peshqit mo

Pse me grekun inatosemi, me peshqit jo”, shkruan Fuga.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama