Ca njerez te lodhur ca te tjere te trashe

Ca njerez te lodhur, ca te tjere te trashe
N’artikull kundrë Vatrës të botuar te « Liria Kombëtare », Nr. 8, Fan Noli thotë se ca njerës, që kishin lëftuar gjer dje, sot të lodhur dhe i hodhnë armët. Mundet. Po ka dhe ca të tjerë truri i të cilëve është trashur dhe s’janë të zotërit të kuptojnë kur një lodrë merr funt : Më kujtojnë fjalën e filozofit gjerman Schopenhauer për ata që vazhdojnë së lojturi pasi ka rënë perdja.Unë i lodhur s’jam aspakë, dhe do t’isha gati të vazhdoja luftën me forcë të papakësuar, - po të kish lufta nonjë qëllim. Po qëllim lufta s’ka dhe s’munt të ketë. Fan Noli dhe unë kemi lëftuar disa vjet që t’i jam Shqipërisë një guvernë të një tipi të përparuar. Ahmed Zogu ka lëftuar për një guvernë të një tipi më konservativ. Ahmed Zogu na mundi, dhe na mundi me themel. Ndryshimi në mes të Fan Nolit dhe meje është që unë e di se jemi të mundur dhe të mundur paq, kurse shoku im s’ka haber që hëngrëm dru.

Ahmed Zogu na ka mundur në çdo shesh. Ahmed Zogu dhe ne duallmë përpara popullit për votë. Ahmed Zogu mori kurdoherë shumicën dhe kurdoherë na mundi.
Ahmed Zogu me ca bashibozukë dhe me 104 Rusë (një qint e katër – fakt nga burim dipllomatik i huaj) na mundi në shesh të luftës, ndonëse ne kishim një “ushtëri” dhe përmbi 20.000 vullnetarë gati. Ikmë duke britur se ordit’ e Serbisë shkelnë Shqipërinë, kur dijim shumë mirë se ishin vetëm një grusht Rusësh.

Deshmë të tregojmë se të pakën në sheshin e diplomatisë kemi më tepër zotësi se Ahmed Zogu. Po dhe në këtë shesh maloku genial na mundi. Ne çfaqmë zotësinë që kemi duke mos e bërë dot guvernën t’onë të pranohet dhe të njihet nga bota e qytetëruar, duke çkënaqur me talljet t’ona në Genevë ata të cilët ka nevojë Shteti ynë, dhe duke vënë në dyshim Fuqit’ e Perëndimit me intrigat t’ona me Bolshevikët. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, qe i zoti të fitojë besimin e Evropës dhe t’Amerikës në pakë kohë, e bëri guvernën e tij të pranohet e të njihet zyrtarisht ; ngren kreditin e Shtetit jashtë, dhe të fitoj në sy të botës emërin e një udhëheqësi të vërtetë.

Ne me frazët t’ona bombastike kallmë anarqinë anë e mba’anë Shqipërisë, kurse stërvitja jonë intellektuale duhej të na kish bërë të zotët, të pakën në theori, t’i jipnim popullit një frymë rregulle. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, me instiktin genial të tij e vuri turmën nën një disiplinë e cila, sado e mërzitshme, është me e dobishme se anarqia jonë. Edhe në këtë shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir a i lik Ahmed Zogu është mundës. Ne, më të mirë se ay, jemi të mundur.

I mir a i lik, Ahmed Zogu ka fituar brenda besimin e popullit shqipëtar dhe jashtë besimin e Fuqive të Mëdha. Ne, më të mirë se ay, s’kemi ditur të fitojmë besimin e kërrkujt. Munt t’a urrejmë Ahmed Zogun po duhet të njohim se është se është më i zoti, shumë më i zoti se ne. N’Amerikë kanë një zakon që i munduri i shtrëngon dorën mundësit. Po ne s’jemi Amerikanë.

“Battus et pas contents”, si thotë Frëngu me ironi, - të rrahur dhe jo të kënaqur, - neve s’na pëlqen të heshtim po duam të dalim në marketë dhe të zëmë vajtimet. Po të kishim prova se populli është i helmuar nga ndodhja e sotme dhe pret shpëtim prej nesh, vazhdimi i kundërshtimit do të kish një kuptim. Po populli është i kënaqur, dhe pozita e Ahmed Zogut është e patundëshme. E vetëmja mënyrë që të përmbyset Ahmed Zogu, është një kompllot kundrë jetës së tij, dhe e di që këtë mendim e ushqejnë shumë. Po unë në kompllote s’bëhem shok i kërkujt ; se përveç principeve që ma ndalojnë e di që fundi do të jetë çkatërrimi i Shtetit.
Unë me budallallëkun t’im thomë se kemi arrijtur në një fazë kritike të jetës së Shqipërisë : dhe besoj se e vetmja mënyrë për të shpëtuar shtetin është një pajtim i ndershëm i të mundurve me Mundësin. Për ne që diç e dimë veten është një çap i hidhur. Ata që s’duan ta bëjnë le të vazhdojnë së gdhënduri pishë e së gatituri teneqe vaj-guri dhe le t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

Botuar më 1925

Gazeta Dielli, 8 tetor 1925N’artikull kundrë Vatrës të botuar te « Liria Kombëtare », Nr. 8, Fan Noli thotë se ca njerës, që kishin lëftuar gjer dje, sot të lodhur dhe i hodhnë armët. Mundet. Po ka dhe ca të tjerë truri i të cilëve është trashur dhe s’janë të zotërit të kuptojnë kur një lodrë merr funt : Më kujtojnë fjalën e filozofit gjerman Schopenhauer për ata që vazhdojnë së lojturi pasi ka rënë perdja.Unë i lodhur s’jam aspakë, dhe do t’isha gati të vazhdoja luftën me forcë të papakësuar, - po të kish lufta nonjë qëllim. Po qëllim lufta s’ka dhe s’munt të ketë. Fan Noli dhe unë kemi lëftuar disa vjet që t’i jam Shqipërisë një guvernë të një tipi të përparuar. Ahmed Zogu ka lëftuar për një guvernë të një tipi më konservativ. Ahmed Zogu na mundi, dhe na mundi me themel. Ndryshimi në mes të Fan Nolit dhe meje është që unë e di se jemi të mundur dhe të mundur paq, kurse shoku im s’ka haber që hëngrëm dru.

Ahmed Zogu na ka mundur në çdo shesh. Ahmed Zogu dhe ne duallmë përpara popullit për votë. Ahmed Zogu mori kurdoherë shumicën dhe kurdoherë na mundi.
Ahmed Zogu me ca bashibozukë dhe me 104 Rusë (një qint e katër – fakt nga burim dipllomatik i huaj) na mundi në shesh të luftës, ndonëse ne kishim një “ushtëri” dhe përmbi 20.000 vullnetarë gati. Ikmë duke britur se ordit’ e Serbisë shkelnë Shqipërinë, kur dijim shumë mirë se ishin vetëm një grusht Rusësh.

Deshmë të tregojmë se të pakën në sheshin e diplomatisë kemi më tepër zotësi se Ahmed Zogu. Po dhe në këtë shesh maloku genial na mundi. Ne çfaqmë zotësinë që kemi duke mos e bërë dot guvernën t’onë të pranohet dhe të njihet nga bota e qytetëruar, duke çkënaqur me talljet t’ona në Genevë ata të cilët ka nevojë Shteti ynë, dhe duke vënë në dyshim Fuqit’ e Perëndimit me intrigat t’ona me Bolshevikët. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, qe i zoti të fitojë besimin e Evropës dhe t’Amerikës në pakë kohë, e bëri guvernën e tij të pranohet e të njihet zyrtarisht ; ngren kreditin e Shtetit jashtë, dhe të fitoj në sy të botës emërin e një udhëheqësi të vërtetë.

Ne me frazët t’ona bombastike kallmë anarqinë anë e mba’anë Shqipërisë, kurse stërvitja jonë intellektuale duhej të na kish bërë të zotët, të pakën në theori, t’i jipnim popullit një frymë rregulle. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, me instiktin genial të tij e vuri turmën nën një disiplinë e cila, sado e mërzitshme, është me e dobishme se anarqia jonë. Edhe në këtë shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir a i lik Ahmed Zogu është mundës. Ne, më të mirë se ay, jemi të mundur.

I mir a i lik, Ahmed Zogu ka fituar brenda besimin e popullit shqipëtar dhe jashtë besimin e Fuqive të Mëdha. Ne, më të mirë se ay, s’kemi ditur të fitojmë besimin e kërrkujt. Munt t’a urrejmë Ahmed Zogun po duhet të njohim se është se është më i zoti, shumë më i zoti se ne. N’Amerikë kanë një zakon që i munduri i shtrëngon dorën mundësit. Po ne s’jemi Amerikanë.

“Battus et pas contents”, si thotë Frëngu me ironi, - të rrahur dhe jo të kënaqur, - neve s’na pëlqen të heshtim po duam të dalim në marketë dhe të zëmë vajtimet. Po të kishim prova se populli është i helmuar nga ndodhja e sotme dhe pret shpëtim prej nesh, vazhdimi i kundërshtimit do të kish një kuptim. Po populli është i kënaqur, dhe pozita e Ahmed Zogut është e patundëshme. E vetëmja mënyrë që të përmbyset Ahmed Zogu, është një kompllot kundrë jetës së tij, dhe e di që këtë mendim e ushqejnë shumë. Po unë në kompllote s’bëhem shok i kërkujt ; se përveç principeve që ma ndalojnë e di që fundi do të jetë çkatërrimi i Shtetit.
Unë me budallallëkun t’im thomë se kemi arrijtur në një fazë kritike të jetës së Shqipërisë : dhe besoj se e vetmja mënyrë për të shpëtuar shtetin është një pajtim i ndershëm i të mundurve me Mundësin. Për ne që diç e dimë veten është një çap i hidhur. Ata që s’duan ta bëjnë le të vazhdojnë së gdhënduri pishë e së gatituri teneqe vaj-guri dhe le t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama