Bylisi ka historine me vete

Bylisi ka historinë me vete

Bylisi ka treguar se është një skuadër surprizash dhe atëherë kur nuk e pret mund të ndërtojë një ekip që të jetë konkurrent në kampionat.bylisi duke festuar golin ndaj partizanit Edhe pse për momentin duket sikur te Bylisi po largohen një pjesë e mirë e titullarëve, drejtuesit po punojnë për ta pasur skuadrën pretendente.

Në ndihmë të skuadrës mallakastriote, për sa u përket rasteve kur ka milituar në Kategorinë e Parë, i vjen edhe historia. Të paktën këto 10 vitet e fundit, sa herë që mallakastriotët kanë qenë në këtë kategori, ia kanë dalë që të ngjiten menjëherë në Superiore. Tashmë, do të shihet fillimi i përgatitjeve pas disa javësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama