Burri diskuton me gruan dashnori therret zjarrfikesen e arratiset nga dritarja

Burri diskuton me gruan, dashnori therret zjarrfikesen e arratiset nga dritarja
E ngjashme me një skenë filmi, përpjekja e një burri në Brazil për t’u arratisur nga dhoma e gjumit të së dashurës së tij pas ardhjes së burrit të kësaj të fundit, është regjistruar në një video dhe është hedhur në internet duke marrë shumë klikime. Fillimisht në video shihet burri me gruan që po diskutojnë në ballkonin e shtëpisë ku burri i kërkon llogari bashkëshortes: “E kujt është kjo bluzë?” pyet bashkëshorti në gjuhën portugeze dhe bashkëshortja e zemëruar e hedh bluzën poshtë ku janë mbledhur një grumbull njerëzish.

Në këtë kohë, në dritaren e dhomës së gjumit të çiftit shfaqet një burrë tjetër, vetëm me të mbathura, i cili përmes një çarçafi kacavirret poshtë. Ai pret derisa zjarrfikësit, që ndërkohë ishin lajmëruar, të vinin një dyshek të butë, ku ai hidhet duke realizuar me sukses të plotë arratisjen,ndërkohë që bashkëshorti vazhdonte ende t’i kërkonte shpjegime gruas së tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama