Burim Kukeli ka vendosur ku do te luaje ne te ardhmen

Burim Kukeli ka vendosur ku do të luajë në të ardhmen

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Burim Kukeli duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Zyrihu edhe pse kjo skuadër ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane.

Kukeli

Futbollisti 32-vjeçar, i cili luan te Zyrihu që nga viti 2012, nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi dhe këtë e ka bërë të qartë për mediat zvicerane para se t'i bashkohej kombëtares shqiptare të futbollit. "Unë do të dëshiroja të qëndroja në klub dhe të pastroja imazhin e turpit të rënies nga kategoria", deklaroi ai.

Kukeli ka kontratë deri në qershorin e vitit 2018 me Zyrihun, por mund ta braktisë klubin nëse dëshiron, pasi ka një klauzolë largimi në rast rënieje nga kategoria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama