Nje rrefim intim i Dritan Hiles per gruan e tij Rudina Xhunga

Nje rrefim intim i Dritan Hiles per gruan e tij Rudina Xhunga

Rudina Xhunga shumë shpejt pritet që të nisë punë në Vizion Plus, pasi largimit nga Top Channel.

Por, fillimisht ajo ka vendosur të botojë librin me titull “Edhe një Shqip”, ku përfshihen 31 intervista.

Interasant është fakti se parathënien e librit e ka shkruajtur bashkëshorti i saj, Dritan Hila, që sjell edhe një rrëfim intim për të shoqen.

“Por tani që bëj një analizë, mendoj se shkak i kësaj harrese janë ditët e mëpastajme me gruan time.

Në telefonatën e parë ishte një femër.

Më pas ishte Rudina Xhunga, e cila çdo ditë të jetës ma ka kthyer në një kënaqësi shpirtërore dhe intelektuale.

Nuk e kisha për herë të parë që dilja në transmetime televizive, por ishte dalja ime në emisionin e saj “Shqip”, e cila më ktheu nga një prej figurave anonime që gëlojnë aq shumë në eter, në personazh publik të identifikueshëm.

Dhe këtë ia di për nder asaj.

Ka një intuitë të lindur për të vlerësuar nëse njeriu që ka përballë vlen apo jo; instinktivisht ndan mediokren nga vlera; e ftohtë në gjykimin e veprimeve të politikanëve, sa dhe pasionante në kapjen e kauzave të drejta; pëlqen apo shmang njeriun, gjestin, vendin, gjithçka që i ofrohet, duke gabuar rrallë në përcaktimin që jep; naive deri në habi për gjëra të thjeshta që i di çdo femër e zakonshme.

Është ky zhbalancim nga e zakonshmja që e bën të jashtëzakonshme”, shkruan ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama