BunkArt 2 mije vizitore brenda nje dite

Bunk'Art, 2 mije vizitore brenda nje dite

Edhe pse ka vetëm 24 orë që është hapur, bunkeri që do të shërbente si strehim për drejtuesit e lartë të shtetit komunist, ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut shqiptar dhe të huaj. Vizitorë të moshave të ndryshme të rinj, të reja, të moshuar apo edhe fëmijë vizituan Bunk’Art, për t’u njohur me një nga pjesët më të errëta të historisë së vendit tonë. Sipas A1 Report vetëm dje ka arritur në 2 mijë numri i vizitorëve në këtë bunker muze të hapur dy ditë më parë. Zona më e vizituar ishte apartamenti i ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe padyshim dhe i ish-kryeministrit Mehmet Shehu.

 

Qytetarë të ndryshëm dhe vizitorë të huaj, shprehen se kjo është një vizitë shumë interesante dhe duhet të vazhdohet me hapjen e objekteve të tjera si një domosdoshmëri që brezi i ri të njihet me atë epokë që nuk e kanë përjetuar. “Unë kam qenë edhe në Vietnam, dhe kam parë disa tunele, por të madhësisë që ka ky vendstrehim s’kam parë. Është vërtetë shumë interesante, jo vetëm ambientet por gjithçka. Edhe fotografitë, edhe veshjet, mobiliet gjithçka, jam i mahnitur. Do t’ua sugjeroj edhe miqve të mi që të vijnë ta vizitojnë këtë objekt ”, ka pohuar një vizitor italian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama