Bunjaki Flamuri i Shqiperise mund te mos lejohet ne Shkoder

Bunjaki: Flamuri i Shqiperise mund te mos lejohet ne Shkoder

Në ndeshje të ndryshme që zhvillohen në stadiume anembanë botës, vihen re flamuj të shumë shteteve që nuk kanë të bëjnë me ekipet që kanë zbritur në fushën e lojës, mirëpo për takimet që do të luajë Kosova, do të mbetet rregulli i ndalimit të flamujve “të tretë”.

Edhe pse ndeshja e Kosovës ndaj Kroacisë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki thotë se flamujt e Shqipërisë mund të mos lejohen në Shkodër.

Bunjaki është shprehur kështu për shkak të vendimit të UEFA-së, e cila i ka kërkuar edhe federatës finlandeze në ndeshjen e kaluar që të ndalojë flamujt e Shqipërisë në stadium, raporton Insajderi.

“Flamujt e vendeve të treta mund të ndalohen edhe në këtë ndeshje. Flamuri i Shqipërisë mund të mos lejohet as në Shkodër”, u shpreh trajneri Bunjaki, ndërkohë që e njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e parë kualifikuese të kësaj përfaqësueseje.

Ndeshja Kosovë-Kroaci do të zhvillohet të enjtën me fillim nga ora 20:45.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama