Bumi i paqendrueshem i qendrave telefonike (call center)

Bumi i paqëndrueshëm i qëndrave telefonike (call center)

Para pak ditësh, Revista Monitor, duke cituar INSTAT-in ndonëse pa identifikaur referencën konkrete, pohoi se në fund të vitit 2015 në vend ishin të regjistruara 847 qendra telefonike, të cilët së bashku punësojnë rreth 25 mijë persona--30 për qind e të cilëve punojnë në tre qendrat më të mëdha.

Numri i qendrave telefonike është rritur shumë shpejt. Në fund të vitit 2014 ishin të regjistruara 414 të tilla, pra gjatë vitit 2015 janë regjistruar 433 call center, praktikisht një qendër e gjysëm për çdo ditë pune të vitit.

Numri i deklaruar i të punësuarve duket i çuditshëm, sepse, sipas operatorëve më të mëdhenj, një vit më parë sektori i qendrave telefonike në Shqipëri punësonte më shumë se 20 mijë persona, ndaj hapja e më shumë se 400 kompanive të reja në një vit duhet të sillte më shumë të punësuar.

Bumi i qendrave telefonike në vend ka zbutur, qoftë edhe në mënyrë të përkohëshme, papunësinë mes të rinjve të diplomuar. Por, mbijetesa e këtij sektori në përmasat e tanishme është e lidhur me një sërë faktorësh ekonomikë dhe ligjorë italianë, të cilët nuk përbëjnë dot garanci. Nëse në Itali do të kishte vullnet politik për të shmangur këtë lloj migrimi të nxitur nga situata aktuale shoqërore italiane, mund të kishim ulje të papritur të kontratave, çka do të shkaktonte vështirësi për kompanitë shqiptare ose italiane që veprojnë në Shqipëri, dhe vështirësi në punësimin e të rinjve shqiptarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama