Bukuroshja argjentinase mahnit me triblimet e saj maje takave te larta

Bukuroshja argjentinase mahnit me triblimet e saj maje takave te larta

Modelja argjentinase Fiorella Castillo është bërë e famshme në Amerikën e Jugut fal “spektakleve” të saj në rrugë, ku ajo performon aftësitë e saj në futboll e veshur me taka të larta. 24-vjeçarja ka arritur të entuziazmojë një turmë njerëzish në Mar del Plata, Argentinë, teksa ajo performonte një sërë triblimesh përpara se të pozonte për fotografët me disa fansa të çmendur pas saj.

Castillo është bërë e famshme në mediat lokale. Ndërsa pritet nisja e Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, Castillo është e sigurt që do të bëjë një udhëtim deri atje për t’u treguar aftësitë e saj miliona fansave të futbollit nga e gjithë bota. Bukuroshja brune me siguri ka për të marrë pëlqimin e Lionel Messi dhe Sergio Aguero, duke shtuar famën e vendit të saj.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama