Pasarela mbi tapetin e kuq të auditorit do t‘u "provokojë spektatorëve shtrembërimin e syve", të gjykojnë me kujdes paraqitjen e tyre, trukun dhe krehjen e protagonistes, e cila tashmë është zgjedhur, Kejt Blanshet, ose për një herë të vetme të hedhin pas krahëve zilinë femërore dhe t‘u dorëzohen emocioneve, duke i përqendruar te shoqëruesi i saj, aktori Klajv Ouen, shembulli i ri i mashkullit të parezistueshëm. Ouen në film luan rolin e Valter Ralejg, eksploruesi i cili me shumë siguri mund të përcaktohet si një pirat, një burrë i fuqishëm, politik e poet, i cili ëndërron Botën e Re, e veç të tjerash, josh me shumë zgjuarsi dhe fizikisht mbretëreshën Elizabeta, e cila është vashëza bukuroshe e tij e preferuar (australiania Abi Kornish), madje dhe kinemaja e ka konsideruar një sekssimbol. Por cila është ajo gjë që e bezdis më shumë? "Kur më quajnë seks simbol më vjen për të qeshur", shton aktori, i cili është veshur kokë e këmbë serioz: xhaketë, këmishë, pantallona të zeza dhe këpucë serioze. "Nuk do të dal kurrë nga korniza e Hollivudit, nuk jam një tip që pëlqej xhinset dhe bluzat e thjeshta". I gjatë një metër e 89 m, 42 vjeç, Ouen nuk është një fillestar në botën e kinematografisë, madje së fundmi një artikull anglez shkruante: "Klajv Ouen është aktori më i famshëm i botës, mbi të cilin nuk dihet asgjë.
Është beqar apo i martuar, gej apo heteroseksual? Ku jeton? Ka fëmijë? Me cilën skuadër është tifoz?". "Mendoj se një aktor duhet të bëjë publike vetëm karrierën, ndërsa jeta private duhet me doemos të mbetet e tillë", shpjegon ai. Ai cilësohet si i martuar (prej 12 vjetësh me aktoren Sara Xhejn Fentën, të cilën e takoi në xhirimet e filmit "Romeo dhe Zhuljeta") dhe baba i dy fëmijëve (Hana dhe Iv, 11 e 8 vjeç). Por ky fakt nuk e ka penguar aspak të zgjedhë një numër të madh partneresh kinematografike si: Anxholin Zholi, Kejra Najtlej, Xhenifer Eniston, Rozario Dejzën, Natali Portmen, Xhulja Roberts, Kethrin Zeta-Xhons, Hall Berri. Ka guston për të mos qenë një imitim i shëmtuar (është imazhi i parfumit "Hypnose" i firmës "Lancôme", slogani i të cilit është: "Fuqia hipnotizuese e joshjes") dhe është prezantimi i gëzueduhet t‘i vë duart menjëherë te pistoleta. Problemi kryesor nuk ishte se ku duhet të fsheh pistoletën mes dy trupave të zhveshur, por si të ndiqja skenat e vizatuara me kompjuter. Disa pozicione janë dukur fizikisht të pamundura, edhe pasi kam kaluar faqe për faqe të gjithë Kamasutrën". Frymëzuar nga filmat e Xhohn Uo, Ouen mundet të bëjë Chow Yun Fat, aktorin idhull të regjisorit kinez. Është një skenë me një citim "Hard boiled", kur Ouen i shpëton një breshërie plumbash me një fëmijë të sapolindur në krahë. Sapo kish ndihmuar të ëmën të lindte, duke i prerë kodonin e kërthizës me një gjuajtje pistolete. Është hera e dytë që i ndodhte të bënte maminë, pas fëmijëve të Alfonso Kuaron: "Nuk kam asnjë frikë nga pjesa ime femërore". Dhe duke parë këtë fakt mund të heqim edhe kuriozitetin se si është zgjedhur nga "Gay times", "anglezi më seksi". "Në Bent isha një playboy homoseksual që kisha përfunduar në një kamp përqendrimi. Në teatër pjesa ka qenë e Riçard Gir. Nuk kam asnjë problem që të jem ikona gay".
Edhe pse sipas Xhorxh Klunej, Ouen "është aktori më i mirë anglez në Hollivud", ai nuk mendon asnjëherë për t‘u transferuar. "Të xhirosh filma është mjaftueshëm. Puna ime është obsesive, duhet të merret pak kohë për pushim. Në Hollivud je gjithnjë i zënë me punë dhe vetëm aktor, 24 orë në ditë". Nuk ka arritur të zgjedhë një shoqe të egër si Xhejms Bond (sipas Pjers Brosnan i kritikuar nga Herri Knoulis), por ndoshta atje është edhe pika e përbashkët, do të jetë një personazh sa serial po aq edhe letrar: Pilip Merlou, një gjurmues i egër me zemër të fortë, krijuar nga Rajmond Çendler. Ishte një ëndërr. Do të fillojë me një tregim i cili titullohet: "Trouble is my business" "Telashet janë profesioni im", skenari i të cilit është krijuar nga krijuesi Frenk Miller. Është përgatitur me Eliot Gould, protagonist i versionit të Marlowe nga Robert Altman: "Kanë kaluar 30 vjet që nga dalja e fundit e Marloëe në ekran dhe është një brez i tërë që e pret". Modeli i tij është Humprej Bogart (Ëndrra e madhe), me Xhejms Kegnej, i cili është i preferuari i tij. Duhej të kishin frymëzuar këtë mendim edhe për Monika Beluçin: "Seksi i "Shoot ‘em up" ishte shumë i vështirë. Kemi përsëritur shumë skena për fat të mirë". Partnerja e tij e ardhshme do të jetë Naomi Uets, ndërkohë që nëse do të duhej të zgjidhte ai, e kishte të preferuarën e tij, Zhuliet Binoh. Po gruaja e tij a bëhet ndonjëherë xheloze? "Kur i tregoj filmin, atë pjesë e kaloj me shpejtësi, që të kalojë shpejt".
Marre nga : Gazeta Shqip











