Britaniket Shtate mrekullite e nje vizite ne Shqiperi

Britaniket: Shtate mrekullite e nje vizite ne Shqiperi

Shqipëria është një ndër vendet ende të pazbuluara, më të mrekullueshme në Ballkan. Portali britanik “Saga” sugjeron anglezët se përse duhet vizituar vendi ynë dhe cilët janë qytetet apo vendet më piktoreske që nuk duhen humbur gjatë verës.

Janë disa nga këto vende, që e bëjnë Shqipërinë tepër interesante, për ta vizituar. Janë rreth 7 qytete apo resorte të mrekullueshme shqiptare, të cilët janë përzgjedhur dhe u sugjerohen turistëve anglezë, në prag të sezonit veror për të kaluar pushimet e verës.

Shëngjini

Shëngjini është një qytet bregdetar në veri-perëndim të Shqipërisë, i pasur me histori të lashtë dhe me një kulturë të vjetër. Plazhet dhe rëra e bregdetit janë të jashtëzakonshme, sepse akomodimi është i lehtë. Vizitorët mund t’i gëzohen paqes së afruar nga ky qytet i vogël, por në rritje, prej turizmit dhe tregtisë përgjithësisht nëpërmjet detit.

Shkodra

Shkodra, i konsideruar qyteti shpirtëror i Shqipërisë, është një ndër vendet më të vjetra dhe me histori të pasur në Europë. Liqeni i Shkodrës është spektakolar teksa ai shtrihet nga Shqipëria në Malin e Zi, si dhe konsiderohet vendlindja e Nënë Terezës. Ujëvarat e mrekullueshme të Shurdah mund të gjenden në një ishull në rezervuarin e Vaut të Dejës dhe mund të vizitohen vetëm me anije.

Durrësi

Durrësi është qyteti i dytë më i madh, pas Tiranës dhe porti më i madh në Shqipëri. Qyteti është themeluar në shekullin e 7-të para Krishtit dhe ka amfiteatrin më të madh në Ballkan. Qyteti me mure Antike dhe Kështjella, e bëjnë atë një vend fantastik për ta vizituar.

Vlora

Vlora është një ndër bregdetet më të zhvilluara në tërë rivierën shqiptare dhe gjatë viteve të fundit ka njohur një rritje të dukshme të turizmit për plazhet e saj të shumta. Kultura e kafesë është e njohur në Vlorë, si dhe është vendi perfekt për t’u qetësuar, mund të bisedosh me banorë të zonës dhe Plazhi ka një pamje tepër të bukur. Vlora gjithashtu shënon edhe fillimin e Rivierës Shqiptare, me një bregdet që shtrihet gjatë Jonit dhe Maleve të Karaburunit.

Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare është e mbushur me fshatra Mesdhetare, kështjella të lashta, gjen edhe breshka uji, rrethohet nga malet, ka kanione përgjatë detit, si dhe lumenj të rrjedhshëm që derdhën në të. Ndërsa deti ka një faunë të pasur, bregdeti është i mbushur me portokall, limona dhe ullinj. Nga Parku Kombëtar i Llogarasë, tek fshatrat e Borshit, Himarës, Qeparos, Piqerasit, dhe në fund të Lukovës, kjo pjesë e Shqipërisë është absolutisht befasuese.

Saranda

Saranda është pjesë e Shqipërisë së Jugut, afër ishujve grekë të Korfuzit, me një destinacion tepër të preferuar nga ana e turistëve me një klimë tepër të përshtatshme dhe me akses për të dalë shpejt në det. Afër Sarandës ndodhet edhe qyteti i lashtë të Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Ksamili

Ksamili është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe plazhi i tij është i vogël, por i pastër dhe i gjelbër, ndërsa pranë tij ndodhet edhe ishulli i Ksamilit që i jep një pamje edhe më mahnitëse këtij bregdeti. Ksamili afron pjesë të pazbuluara të Shqipërisë dhe shansin që kalosh pushimet në një zonë nga më të mrekullueshme, por ende të panjohura të Europës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama