Braka Nuk merremi me vendimet e UEFA-s jemi me pushime

Braka: Nuk merremi me vendimet e UEFA-s, jemi me pushime

Fundi i sezonit të kaluar bëri që shumë nga skuadrat e Kategorisë së Parë të akuzonin njëratjetrën për ndeshje të trukuara dhe për takime që përfundonin me rezultat të paracaktuara. Për këtë, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh në fillim të muajit korrik për të shqyrtuar këto takime. Që nga ajo periudhë nuk ka pasur më asnjë mbledhje dhe asnjë hetim të mëtejshëm nga ky komision.

Fatmir Braka

Fatmir Braka

I pyetur nga gazeta "Panorama Sport", kryetari Fatmir Braka ka bërë me dije se në këtë periudhë nuk ka asnjë çështje që do të bëjë anëtarët e Komisionit të Etikës që të ndërpresin pushimet. Ai ka shtuar edhe se Etika nuk do të merret me vendime që janë ndërmarrë nga hallkat më të larta të sistemit, duke iu referuar vendimit të KAS-it për Skënderbeun.

Avokat Braka, çfarë po ndodh me ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar të Kategorisë së Parë, për të cilat Etika ka nisur hetim?

Akoma janë në proces hetimi. Në mbledhjen e fundit që kemi bërë përpara disa javësh kemi shqyrtuar të gjithë materialet që kemi pasur në dispozicion. Tashmë do të mbeten që të shqyrtohen në muajin shtator si çështje.

Zoti Braka, çfarë po bëhet me dosjet që kanë ardhur në Komisionin e Etikës për ndeshjet e dyshuara për trukim?

Tani jemi në një periudhë pushimesh, pasi as komisioni nuk është në këtë periudhë. As në gusht e sigurt që nuk do të ketë ndonjë mbledhje.

etika-1024x576

A ka çështje të jashtëzakonshme që Komisioni mund të mblidhet në gusht?

Jo, sepse janë të gjithë me pushime në këtë periudhë. Si unë edhe anëtarët e tjerë. Nuk është se ra sheqeri në ujë (qesh...). Për t'iu rikthyer pyetjes, hetimi vazhdon. Janë thërritur njerëz dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe në vazhdim mbi këtë çështje, deri sa të ketë një përfundim.

Duke qenë se FSHF pret vendimin e argumentuar të UEFA-s për Skënderbeun, çfarë do të ndodhë?

Ta them me bindje që nuk do të ketë asnjë hetim. Unë jam jurist i vjetër dhe në bazë të "parimit të gjësë së gjykuar", sipas të cilit për një gjë që është gjykuar dhe ka një vendim të formës së prerë për të, nuk mund të merret në shqyrtim nga një komision që është në një hallkë më të ulët në të gjithë këtë sistem. E shumta mund t'i hedhim një sy materialit për të hequr kuriozitetin.

Olsi Tujani



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama