BOTA I pasur per 5 minuta Shihni si e grabit koven me para nga makina e blinduar (VIDEO)

BOTA I pasur per 5 minuta? Shihni si e grabit koven me para nga makina e blinduar (VIDEO)

Në kërkim të një superhajduti që për 5 minuta, pa maskë dhe pa lodhje u bë i pasur. Policia njujorkeze ka publikuar videon e një personi i cili ka vjedhur një kovë nga një kamion i blinduar, për shkak se brenda kanë qenë jo më pak, por rreth 39 kilogram flori.

Grabitësi, një burrë aziatik kalon pranë kamionit dhe në momentin që askush nuk po e shihte, ka marrë kovën dhe ka vrapuar.

Sapo e ka marrë kovën, burri është habitur pasi nuk ia merrte mëndja që ajo mund të ishte aq e rëndë.
Vlera e floririt arrin rreth 1 milion e gjysëm euro.

Ndërkohë, policia amerikane është vënë në ndjekje të personit që shfaqet në video dhe shpreson që ta kapë para se të largohet nga shteti.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama