Bolt pa djerse ne finalen

Bolt, pa djersë në finalen
Fitorja erdhi edhe pse në disa momente dukej se Bolt i la kampionit olimpik në fuqi në 200m, amerikanit Shoun Krouford favorin e fitores: "Nuk mund të them se po bëj vrap të lehtë, siç thonë shumë njerëz, tha ai, por mendoja vetëm të kualifikohesha. Gjithsesi, nesër (sot) në finale do të garoj me gjithë zemër".

Kërcim së larti - Fiton rusi Andrei Silnov, që gjatë garimit nuk ka gabuar në asnjë tentativë, ndërsa me 2,36 në hedhjen ai fitoi arin 2,36. Fakti interesant është se Silnov është grumbulluar në ekipin e Rusisë vetëm në momentin e fundit, pikërisht pas garave të zhvilluara në Londër, ku me rezultatin e arritur kishte bindur stafin teknik të kërcimit së larti. Në vendin e dytë u rendit anglezi Zhermen Mason (2,34) ndërsa bronzi u fitua nga rusi tjetër Jaroslav Ribakov. 1500 meshkuj - Titulli olimpik u fitua nga Rashid Ramzi, marokeni i natyralizuar nga Behreini. Kjo ishte edhe medalja e parë e artë për Emiratet Arabe në Pekin. Ramzi mposhti konkurrencën e kenianit Kiprop, duke treguar se është atleti më në formë në këtë disiplinë. Medalja e bronzit u mor nga neozelandezi Nikolas Uillis.

Harper fiton

100 m/p për femra

Gara e 100 metrave me pengesa për femra ka dhuruar jo pak surpriza. Favorite ishte amerikania Lolo Xhons, që në pjesën më të madhe të garës u duk se do të fitonte me lehtësi. Por, në pengesën e nëntë ajo u pengua dhe ka humbur ritmin: pas kësaj u klasifikua vetëm e shtata. Fituese u shpall amerikania tjetër Daun Harper që preu finishin me kohën 12"54. Në vend të dytë e të tretë e mbyllën me kohën 12"64 australiania Seli MekLin dhe kanadezja Prishila Lopez.

Anglezja Ohurugu,

ar pas pezullimit
Vitin e kaluar i kishte çuditur të gjithë duke fituar Botërorin menjëherë pas pezullimit 2-vjeçar për doping (më saktësisht sepse nuk ishte paraqitur në kontrollet anti-doping). Por, në Pekin 2008 britanikja Kristin Ohurugu konfirmoi se është atletja më e fortë në 400 metra për femra (49"62). Humbësja e madhe e kësaj gare ishte amerikania Sania Riçards, e cila pasi udhëhoqi deri në kthesën e fundit, fitoi vetëm bronzin. Përpara saj u klasifikua edhe xhamajkania Sherika Uilliams.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama