Bojaxhiu zyrtarisht kandidat per Tiranen

Bojaxhiu zyrtarisht kandidat per Tiranen

Gjergj Bojaxhiu është zyrtarisht kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i cili pritet të përballet më 21 qershor me kandidatët Erion Veliaj, Halim Kosova, si dhe dy të pavarurit, Arben Tafaj e Sazan Guri.

Kandidati Gjergj Bojaxhi dorëzoi sot në mesditë në KQZ, 12.700 firmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës, të cilët ishin në mbështetje të kandidimit të tij.

Bojaxhiu prej disa ditësh angazhoi një staf të rinjsh në disa pika të kryeqytetit, duke ftuar qytetarët të firmosnin kandidimin e tij. Sipas ligjit, Gjergj Bojaxhiu duhet të mblidhte mbi 6 mijë firma, ndërkohë që sot ai dorëzoi mbi dyfishin e tyre pranë KQZ-së.

Që pas publikimit të këtij vendimi, Bojaxhiu ndërmori një betejë për të bërë të mundur regjistrimin e tij pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bashkë me stafin e tij, ai arriti të afronte 12.700 qytetarë, të cilit janë pro kandidimit të tij për Tiranën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama