Bojaxhi Prioritetet e programit tone te ardhshem

Bojaxhi: Prioritetet e programit tone te ardhshem

Grupi “Ne, Tirana” po punon prej kohësh me programin për Tiranën. Po paraqesim më poshtë një listë paraprake me 5 shqetësime madhore që do të jenë prioritetet tona gjatë fushatës. Ju kërkojmë të na dërgoni edhe ju shqetësimet, prioritetet si dhe idetë tuaja për zgjidhjen e problemeve në mënyrë që program të jetë sa më gjithpërfshirës.

 

Ndotja. Tirana është sot një nga qytetet më të ndotura në Evropë. Në disa pika të qytetit ndotja e ajrit është rreth 3-5 herë më e lartë se norma e lejuar. Ndotja e rrugëve dhe hapësirave publike është gjithashtu një problem tjetër. Pastrimi i qytetit nuk bëhet siç duhet. Ndodh shpesh që makinat e pastrimit të bllokojnë rrugët, sepse nuk punojnë natën, por në orare kur ka ende trafik. Ndotja akustike përmes zhurmave është gjithashtu një shqetësim që nuk është zgjidhur.

Parkimi. Megjithë premtimet e shumta, parkimi është një problem i madh. Mungesa e parkimit shkakton edhe qëndrim më të gjatë në rrugë dhe rrjedhimisht edhe ndotje më të madhe të ajrit, si dhe kosto shtesë për shoferët.

Trafiku. Trafiku shkaktohet kryesisht nga mungesa e vendeve të parkimit, neglizhimi i rregullave të qarkullimit dhe hyrje/daljeve në Tiranë.

Zhdukja e hapësirave publike të gjelbërta për shkak të lejeve abuzive të ndërtimit. Hapësirat publike janë gllabëruar vazhdimisht nga betoni. Rasti i fundit është ai i ndërtimeve te liqeni artificial. Qyteti ka nevojë të mbrojë hapësirat ekzistuese dhe të shtojë shumë hapësira të reja të gjelbërta.

Shkollat dhe sistemi parashkollor. Një pjesë e mirë e shkollave sot punojnë me dy turne. Kjo ka pasoja negative për nxënësit, por ia vështirëson shumë jetën edhe prindërve. Ngrohja është një problem tjetër i madh. Numri i edukatorëve të punësuar në sistemin parashkollor nuk plotëson nevojat. Problem është edhe aspekti pedagogjik në këtë nivel.

Ju lutemi të ndani me ne prioritetet tuaja në mënyrë që të reflektohen në programin tonë të përbashkët për kryeqytetin. Ju mund t’i nisni në Inbox me subjektin: Shqetesimi/prioriteti im per Tiranen.

 

*Kandidat i pavarur për Tiranën


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama