Blick habi per mungesen e Hykes Sadiku merr hak ndaj Zyrihut

Blick habi për mungesën e Hykës, Sadiku merr hak ndaj Zyrihut

Superliga helvete ka mbyllur ndeshjen e parafundit, duke përcaktuar disa nga verdiktet. Një prej tyre, ai i qëndrimit në Superligë është mësuar dje, ku Vaduzi ka siguruar matematikisht qëndrimin. Si për ironi, skuadra ku është i huazuar Armando Sadiku do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në ligën e parë helvete.04-SADIKU-rundumel1 Sulmuesi ka humbur një 11-metërsh dhe takimi përballë Luganos ka përfunduar në shifrat e bardha 0-0. Kaq i ka mjaftuar Vaduzit që të festojë, pasi është pesë pikë më shumë se skuadrat që mbyllin tabelën e klasifikimit, kur duhet edhe një ndeshje që të përfundojë ky sezon.

"Hakmarrja"

Nëse Sadiku do të realizonte, Lugano e Frederic Veselit do të shkonte në fundin e tabelës së klasifikimit, duke i bërë një nder Zyrihut, ekipi aktual i Kukelit, si dhe atij që mban pronësinë e kartonit të sulmuesit të Kombëtares. Në mënyrë ironike, humbja e 11- metërshit mund të konsiderohet edhe si një hakmarrje e fatit, më shumë sesa e vetë Sadikut për Zyrihun që e largoi si të panevojshëm, sulmuesin kuqezi. Në takimet e tjera, Zyrih ka barazuar 2-2 në transfertë më Sion, Bazel ka mundur 2-3 Jong Bois dhe Luzerna e Hykës, ka mundur në transfertë 1-4 St.Gallenit.

Habia e "Blick"

Pas publikimit të listës së Shqipërisë për miqësoret dhe për Europianin, mediat helvete e kanë trajtuar që në titujt me idenë se De Biazi ka publikuar listën e kombëtares që pret Zvicrën në ndeshjen e parë të Europianit: "Ja kombëtarja që na pret më 11 qershor", ka qenë titulli i shkrimit të publikuar në "Blick.ch". Që në hyrje të shkrimit bëhen me dije njohjet e kampionatit zviceran, pra lojtarët që kanë qenë të paktën një herë në Zvicër, apo edhe ata futbollistë që kanë qenë edhe pjesë e Kombëtareve të moshave. Megjithatë, theksi është vendosur te mungesa e Jahmir Hykës, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik me Luzernën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama