Blackberry prezanton tableten 2300 Dollare

Blackberry prezanton tableten 2300 Dollare

Blackberry po rikthehet në tregun e tabletëve me ndihmën e Samsung, IBM dhe Secusmart. Kjo e fundit është një kompani e specializuar në kodimin e të dhënave tek telefonët Blackberry.

Tableta e re nuk quhet PlayBook 2, siç ishte spekuluar më parë, por SecuTablet. Ajo është zhvilluar nga Secusmart dhe IBM për departamentet qeveritare gjermane.

Tableti SecuTablet është një model Samsung Galaxy Tab S 10.5 LTE dhe ka 16 GB hapësirë të dhënash. Ai është i pajisur me disa programe të IBM-së dhe një kartë microSD nga SecuSmart, e cila kombinon një numër të lartë cipesh të enkriptuara për të mbrojtur të dhënat. Teknologjia e sigurisë së kodit Knox nga Samung bën të mundur ruajtjen e tabletit nga palët e treta.

Modeli kushton 500 dollarë por i modifikuar nga SecuSmart, IBM dhe Samsung do të kapë shifrën 2300 dollarë. E përfshirë në çmim është edhe karta e enkriptuar microSD nga Secusmart, e domosdoshme për sigurinë e të dhënave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama