BlackBerry Passport eshte i madh i fuqishem ... dhe i cuditshem

BlackBerry Passport eshte i madh, i fuqishem ... dhe i cuditshem

Për nostalgjikët e tastierës fizike të celularit, kalimi te ekrani i gjerë me prekje ishte diçka sa pozitive dhe negative. Prandaj dhe kompania BlackBerry, e cila asnjëherë nuk u zhduk plotësisht nga tregu, ka diçka të re për këta njerëz:  BlackBerry Passport, një celular i gjerë, me ekran të madh dhe me tastierën më të sofistikuar që keni parë ndonjëherë.

‘Passport’ është nga celularët më të mëdhenj në qarkullim me ekranin kuadrat mbi tre rreshta butonash. Nuk ka asnjë celular tjetër inteligjent si ai. BlackBerry thotë se masa e tij vjen për dy arsye: E para në mënyrë që të shfaqë 60 karaktere për çdo rresht, që thuhet se është mirë për të lexuar në të, dhe e dyta, është i njëjtë më masën e një pasaporte. Ky është celulari më krenar i kompanisë BlackBerry, me një procesor 2.2GHz quad-core Snapdragon 801, 3GB RAM dhe memorie 32GB (nëse doni më shumë ka dhe një vend për kartën  microSD). Ekrani 4.5-inch me rezolucion 1,440 x 1,440, sjell një qartësi figure vërtet impresionuese. Por gjithashtu tastiera e Passport mbetet tipari më i veçantë. Ajo ruan tiparet tradicionale, përveç simboleve që shfaqen me ikonë sa herë ju shkruani.

Butonat janë mjaft të përshtatshëm dhe mund të ndryshojnë në vartësi të asaj që ju po shkruani. Ju do të shikoni simbole të ndryshme kur po mbushni hapësirat e email-it dhe të tjerë kur për shembull shkruani një tekst. Por tastiera ka dhe një veçori tjetër, ajo funksionon me prekje. BlackBerry ka krijuar një shtresë të fuqishme poshtë tastierës duke i bërë butonat të ndjeshëm ndaj prekjes. Kjo do të thotë se ka përfituar nga programet e bazuara te BlackBerry 10.

Sapo të mësoheni me formën dhe të veçantat e tastierës, do të zbuloni dhe mjetin e fuqishëm që fshihet pas përshtypjes së parë. Prekja mund të përmirësojë eksperiencën tuaj në disa mënyra të vogla, si për shembull kur nuk e dini sesa hapësirë zënë gishtërinjtë tuaj në ekran kur po ulni pamjen. Nganjëherë është e vështirë të dallosh se ku është më mirë të shkruash; te Passport apo pararendësi i tij BlackBerry Q10. Q10 kishte harqet klasike të BlackBerry dhe tastiera e re e Passport është si një përmirësim programi në lidhje me të. Ndryshon vendndodhja e simboleve por kur mësohesh me të mund të përfitosh nga avantazhet.

Një prej këtyre është thjeshtësia. Në të keni jo vetëm më shumë hapësirë ekrani, por pamja juaj mendore e tastierës është shumë më e pastër. Kamera e celularit Passport është e magjishme. Është një sensor prej 13-megapixel që fokusohet menjëherë dhe përfshin stabilizimin optik të imazhit (duke marrë parasysh që peshon vetëm 195 gr).

Kësaj here kamera e BlackBerry përfshin opsione të reja si kalimin para në kohë për të zgjedhur buzëqeshjen më të mirë në fytyrën e një personi. Po të zgjedhin formën ‘panorama’, do të marrim dhe rekomandime për stilin më të mirë. Celulari Passport është mjeti i parë që punon me BlackBerry Blend, mënyra me të cilën BlackBerry flet me kompjuterin tuaj, e ngjashme me programin e Apple,  Continuity.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama