Edhe pse mund të nënvleftësohen si veshje të thjeshta, sot bikinit zënë një vend të rëndësishëm në botën e modës, duke krijuar miliona e miliona të interesuar. Kuptohet, që seksi mashkull është i interesuar në një numër shumë më të lartë sesa vetë femrat për to. Kostumet e sezonit të ri, vijnë në vizionin e themeluesit të kompanisë Henry Luce, dhe si çdo vit edhe këtë sezon, mendohet që të ketë një boom shitjesh. Menaxheri i kompanisë ka bërë të ditur se për çdo edicion të ri special shiten, jo më pak se 5 milion kostume banje falë bukurisë, që ato kanë dhe stilit të veçantë. Por jo vetëm kaq. Edhe personazhi që bëhet imazh i kësaj veshjeje ndikon në shitjen e tyre. Pasi është pikërisht ky imazh që na siguron suksesin.
***
Çdo vit, në fakt, janë të ftuar në faqet e këtij koleksioni top modelet më të mira të momentit, më sportivet dhe më seksi në botë. Koleksionet, që kanë nisur qysh në vitin 1964 çdo vit prezantojnë një histori të kostumeve amerikane dhe sjellin një evoluim të modës së detit dhe të rejave estetike, që ofrojnë.
Por këtë vit ka një erë ndryshimi në faqet e këtij koleksioni. Dhe është pikërisht erotizmi, që servilet në kostumet e banjos të koleksionit “Swimsuit Edition 2007” të kompanisë “Sports Illustrated”.
***
Në kopertinën e koleksionit në të vërtetë nuk është as ndonjë femër sportive dhe as ndonjë modele e njohur. Por është pikërisht një këngëtare-aktore. Dhe për më tepër me ngjyrë. Një rekord i vërtetë për ish lideren e grupit të vajzave “Destiny’s Child”, Beyonce, e cila është e dyta afrikano-amerikane, që ka mundur të bëhet në gjithë këto vite imazhi i revistës prestigjioze, që ka një karrierë të suksesshme 43 vjeçare. E para dhe e fundit modele me ngjyrë që ka p pozuar për këtë kompani ka qenë Tyra Banks në vitin 1997.
Është pikërisht muzika lajtmotivi i këtij edicioni të vitit 2007. Mes bukurosheve me kostume banjo, janë mjaft vajza që kanë pozuar në së bashku me artistë të botës së muzikës.
Pikërisht Beyonce e suksesshme në muzikë, kohët e fundit edhe në film, tani vjen me surprizën e re, që përveçse një suksesi profesional do t’i sjell dhe të ardhura të majme buxhetit të saj.
Pergatiti :Ilda Lumani
Marre nga : Gazeta Shqiptare