Berluskoni është kritikuar ashpër për këtë shprehje një ditë pas zgjedhjes së Presidentit të ri amerikan. Kryesisht nga kreu i opozitës në Itali, Françeskini, i cili ka deklaruar se Berluskoni ka prishur imazhin e Italisë në botë. Por vetë Berluskoni më pas ka kërkuar falje në një farë mënyrë, dhe ka shtuar se “abbronzatura” për Obamën është kompliment.
Përsa i përket bashkëpunimit të SHBA-së me Rusinë, që në mjaft raste kanë qenë të vështira në kohën e qeverisjes nga republikanët, Kryeministri italain ka garantuar se do të vërë në përdorim gjithë eksperiencën e tij, si politikan i vjetër për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhënien ruso-amerikane. Kryeministri italian ka patur marrëdhënie shumë të mira edhe me Presidentin Bush, ndaj në një farë mënyre kishte preferuar ardhjen e McCain në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për këtë të fundit, Berluskoni është shprehur po me humor gjatë fushatës se “kur të fitojë McCain, ai do të jetë lideri më i vjetër botëror duke ma kaluar edhe mua”. Ata të dy kanë një vit direfencë moshe ndërmejt tyre.











