Berisha Nuk jam thirur nga prokuroria ska shanse hetimi sa Meta te jete kryetar Parlamenti

Berisha: Nuk jam thirur nga prokuroria, s'ka shanse hetimi sa Meta te jete kryetar Parlamenti

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se hetimi për zbardhjen e ‘komplotit të vrasjes së dy deputetëve, të denoncuar nga Tom Doshi nuk do të ketë shanse për sa kohë që Ilir Meta paraqitet në prokurori në cilësinë e kryetarit të kuvendit.

Në një prononcim për median Berisha tha se Rama kishte shkuar sot në prokurori për tu komunikuar prokurorëve se s s’kanë çfarë të hetojnë. “Sot pashë në media se si u paraqitën në Prokurorin e Krimeve të Rënda ata që e fshehën krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj me radhë. Paraqitja e Kryetarit të Parlamentit tek Prokurori i Përgjithshëm, dëshmonë papërgjegjshmërinë e tij të lartë dhe frikën të tmershme nga skenari i tij që ka gatuar.

Ai përdorë postin e njeriut të dytë më të rëndesishëm të vendit për të mbrjojtur aktet makabre që i ka projektuar vetë.

 

Berisha theksoi se mediat eqeverisë hapën lajmin se jam thirur në prokurori por un po ju garantoj juve se nuk kamë asnjë ftesë dhe pavarësishtë kësaj në qoftëse do më vijëndonjë ftesë do paraqitem pa asnjë lloj problemi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama