Berisha Meta i kerkoi djalit tim te nderhynte tek une per te mos dhene doreheqjen ne 2011

Berisha: 'Meta i kerkoi djalit tim te nderhynte tek une per te mos dhene doreheqjen ne 2011'

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë Parlamentit mbi debatet e nxehta dhe të tensionuara brenda sallës së seancave. Berisha deklaroi se axhenda e vetme e opozitës është dorëheqja e kreut të Kuvendit Ilir Meta, ndërsa ka pohuar se nuk ka ndërmarrë asnjëherë veprime antiligjore ndaj askujt.

Ai kërkoi që akuzat e ngritura ndaj Metës të hetohen dhe për këtë sipas tij është e nevojshme dorëheqja e Metës.

“Gjithë kjo akuzë duhet të shkojë në rrjedhjen e ligjit, në rrjedhjen e institucionit. Ilir Meta i përgjigjet me alibi dhe vendosmëri për të qëndruar aty me votat e krimit. Në përpjekjen e tij për tu kapur me fijen e barit, me tezën se Tom Doshi ka kaluar tek PD-ja. Duhet të sqaroj këtu se njeriu që ka sulmuar më shumë Tom Doshin është Sali Berisha. Njeriu që fluturonte me helikopter me Tom Doshin është Ilir Meta.

Por Sali Berisha nuk do të ndërmarrë asnjëherë veprime anti-ligjore”, tha Berisha.

Ai është përgjigjur edhe mbi akuzat e Metës për përfshirjen e djalit të tij në videon e ish-deputetit Dritan Prifti, për të cilën tha se Meta i kishte kërkuar të birit që të ndërhynte të i ati në atë kohë për të mos u dorëhequr.

“Nëse besoni mashtrime të tilla të Ilir Metës. Ilir Meta tregon se zhytja e tij në korrupsion s’ka kufij. Ilir Meta i ishte lutur djalit tim që të ndërhynte tek unë për të mos dhënë dorëheqjen. E dua shumë djalin tim e dua shumë djalin tim, por detyra shtetërore është detyrë shtetërore. Opozita pret dorëheqjen e Ilir Metës. Qytetarët vendosin në mënyrën më të fuqishme, kur konstatojnë se parlamentin e drejton një njeri i akuzuar për dy vrasje. Kur konstatojnë se për çdo vrasje, do hetojë Saimir Shullazi, qytetarët kanë të drejtë ti adresohen me protesta. Parlamenti ka një kërkesë dorëheqjen e Metës. Kryetari i grupit po e menaxhon në mënyrë të shkëlqyer, unë po e ndjek. Kemi një axhendë, dorëheqjen e Ilir Metës”, ka theksuar Berisha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama