“Ka nja një muaj që më lutet mua të shkoj në PD. E para, e dini pse lutet?! Se në PD nuk ka më asnjë njeri. PD-ja është bosh, nuk ka më njerëz, nuk ka më listë deputetësh, s’ka më vota. Më kollaj shkon Saliu në hënë me not se sa shkoj unë në PD. Më kollaj shkon Saliu në Kinë dhe kthehet se sa shkoj unë në PD. Më kollaj bëhet Saliu eskimez se sa shkoj unë në PD. Më kollaj shkon Saliu mbrapa diellit se sa shkoj unë në PD. Padyshim në 23 qershor, Saliu do të shkojë mbrapa diellit,” deklaroi Blushi.
Kryeministri Berisha e kishte përmendur edhe kohë më parë se Blushi i ka thënë se “nëse bëhet tuneli i Kërrabës, do vij të marr teserën e PD-së”.
Ndaj dje Berisha deklaroi se: “E pres në seli, kur të dojë, t’ia dorëzoj atë dokument, se ne tunelin e ndërtuam. Alternativa jonë është e tuneleve, e autostradave”.











