Batutat e Rames me Xhani De Biazin Etrit Berishen dhe Duken

Batutat e Rames me Xhani De Biazin, Etrit Berishen dhe Duken

Kryeministri, Edi Rama gjatë pritjes për ekipin kombëtar nuk i ka kursyer batutat me trajnerin Xhani de Biazi, presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe portierin Etrit Berisha.

Batuta me Xhani De Biazin


Po të gjithë e dimë, pa De Biazin, sot Shqipëria nuk do të ishte ndër 14 skuadrat e kualifikuara tanimë për në Finalet e Francës, ndërkohë që Holanda mbeti në shtëpi, Danimarka e të tjera fuqi të futbollit evropian, nuk e dinë ende fatin e tyre; ndërkohë që të tjera akoma, ndër të cilat edhe Serbia, po rrezik të gjitha skuadrat e forta të Ballkanit, rrezikojnë ta shohin në televizor Evropianin 2016.


Carissimo Gianni, ose siç do të përkthehej në shqip, Xhani o xhan,


Të falënderoj dhe të falënderojmë të gjithë, Xhani o xhan, që i dhe këtij kombi një kënaqësi kaq të pazakonshme. E të falënderoj edhe personalisht, që më dhe një shembull kaq të çmuar me këmbënguljen tënde për ta kapur ëndrrën, edhe kur të gjithë ishin gati të dorëzoheshin.


Nderime ty dhe familjes tënde, e cila pranoi që ti të emigroje në Shqipëri dhe të mbështeti deri në fund, në kërkimin e çmendur të Tokës së Premtuar këtu, në atdheun tonë.
E di mirë që tani do të jenë shumë ata që do të të duan për vete, në Itali dhe gjetkë. Njerëz me më shumë para dhe me skuadra më të vlerësuara se Kombëtarja Jonë, Kombëtarja Jote. Po ne s’të lëshojmë. E kemi mësuar nga ty. Dhe do bëjmë gjithçka. Nëse do jetë nevoja, do të të sekuestrojmë pasaportën italiane dhe të të lemë vetëm me pasaportën shqiptare.
 
Batuta me Armando Dukën


Tre net më parë, kur erdhi vizitoi në kampin stërvitor të vetmisë së madhe dhe u ndamë në fund me Presidentin, më tha një fjalë që më shënjoi në mendje: “Nuk erdhëm deri këtu që të mbarojë këtu”. Ndërsa mbrëmë pas ndeshjes, e dëgjova në televizor, tha: “Nuk mbaron këtu, synojmë për më tepër”. Unë nuk e di çfarë synon më tepër zoti Duka. Mbase vendin e Blaterit, tani që edhe Platininë e zuri haku i shqiptarëve mesa duket. Po sa për mua, unë kam vetëm një synim tani; Kontratën e De Biasit zoti President! Ndërsa në Francë, ç’do pikë që të vijë, mirëse të vijë dhe në mos ardhtë, kurrë mos ardhtë, këtë lumturi s’na e prish dot asgjë dhe askush.
 
Batuta me Etrit Berishën


O Ertrit më bëre të dua Berishën, por edhe Saliun.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama