Bathë të njoma jahni

Në enë me yndyrë kaurdiset qepa sa të zverdhet, hidhen bathët pjesë pjesë e kaurdisen. Shtohet pak salcë, kopër, ujë sa të mbulohen, vihet kapaku dhe zihen në zjarr të ngadaltë. Gjatë shërbimit sipër i hidhet kos i thartë. Bathët bëhen të shijshme kur gjatë zierjes u hidhen disa kokrra kumbulla të papjekura. Gjellës në fund i hidhet sipër kopër e grirë hollë. Shënim: Gjatë kaurdisjes bathëve mund t'u hidhet dhe pak miell. Për 4-5 veta: Bathë 1.5 kg, vaj 3 filxhanë kafeje, qepë 2-3 kokrra mesatare, salcë 1 lugë gjelle, kopër 1 tufë, kos 2-3 lugë gjelle për cdo person, miell 1 lugë gjelle.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama