Bashkim Hoxha iken nga televizioni per tu bere diplomat

Bashkim Hoxha iken nga televizioni per t'u bere diplomat

Moderatori i emisionit “Koha për t’u zgjuar”, Bashkim Hoxha, pas 17 vjetësh do të tërhiqet nga televizioni për të veshur kostumin e diplomatit. Kështu ka bërë të ditur vetë Bashkim Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Miq, në përgjigje të interesimit tuaj më duhet t’ju them se pas 17 vjet çdo mëngjes në ekran, e pashë të arsyeshme të tërhiqem nga “Koha për t’u zgjuar”, shkruan Hoxha në një status në FB.

U bënë disa kohë që moderatori, romancieri, dramaturgu, poeti, publicisti, botuesi, kino-libretisti, regjisori, Qytetari i Nderit të Durrësit, Mjeshtri i Madh i Punës, drejtori i qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”, Bashkim Hoxha nuk thotë më në orën 7 të mëngjesit: “Koha për t’u zgjuar”.

“Kemi ndarë bashkë vlera qytetarie në një kohë të trazuar e të lodhshme. Do jemi sërish bashkë në komunikime të tjera qytetarie dhe përmes krijimtarisë artistike. Besoj në mirëkuptimin tuaj”.

 

Hoxha ka thënë se, ka një projekt tjetër dhe nuk përjashtohet që ai të veshë së shpejti kostumin e diplomatit në një nga vendet skandinave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama