Basha sulmohet me karrige ne Erseke

Basha sulmohet me karrige ne Erseke

Prezantimi i kandidatit të Partisë Demokratike në Ersekë u shoqërua me një incident ditën e djeshme. Një prej pjesëmarrësve hodhi një karrige në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë prezantimit të kandidatit, teksa fliste kryedemokrati Basha, një qytetar gjuajti drejt tij një karrige. Karrigia ka goditur një 70-vjeçar me emrin Fuat Mydini, i cili ka përfunduar në spital.

Sipas policisë, personi që sulmoi me karrige Bashën është Suel Lico, i cili është shoqëruar më pas në komisariat.

Basha ishte duke prezantuar kandidatin Viktor Duro, i cili garon në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Ersekës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike për incidentin e ndodhur në Ersekë. Forca e djathtë deklaroi se dënon dhunën e orkestruar sipas saj, nga dyshja Rama-Meta.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama