Basha dhe Meta kerkojne konsesus

Basha dhe Meta kërkojnë konsesus

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Kryetari i LSI-së Ilir Meta deklaruan sot se reforma në drejtësi duhet të miratohet me dakordësinë e të gjitha palëve.

Zoti Basha, në deklaratën e tij, i kërkon Kryeministrit Edi Rama të votojë propozimin e PD-së, si të vetmen mundësi për dakordësim.

"Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe permbajtje te Venecias, dhe Rama e ka mbi tryeze,"- u shpreh Basha.

Gjithashtu, ai tha se debati mbi reformën në drejtësi nuk duhet të përdoret për përfitime politike.

Ndërsa, Kryetari i LSI-së Ilir Meta rekomandoi një takim ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit të opozitës për t'u dakordësuar mbi të vetmen çështje që ndanë të dy palët, në mënyrë që reforma të votohet me 21 korrik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama