Barcelona rimerr kreun ne La Liga Atletiko e Real nuk falin (VIDEO)

Barcelona rimerr kreun në La Liga, Atletiko e Real nuk falin (VIDEO)

Barcelona fitoi mbrëmjen e së shtunës ndaj Betisit duke rimarrë kreun e La Ligës. Katalanasit triumfuan në transfertë me rezultatin 0-2 falë golave të Ivan Rakitiç në minutën e 50´ dhe Luis Suarezit në minutën e 81´ të takimit.

1462047354809_lc_galleryImage_Barcelona_s_Uruguayan_forBarcelona rimerr kreun e renditjes me 85 pikë në kohën kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit në Spanjë.

Më herët, Atletiko fitoi 1-0 ndaj Vajekanos, ndërsa me po të njëjtin rezultat fitoi edhe Reali i Madridit ndaj Societadit, por në transfertë.

14620404698184

Atletiko ndodhet në vendin e dytë në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën, ndërsa Reali renditet i treti me një pikë më pas (84).

Goli i Suarezit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama