Barcelona ne kerkim te nje zevendesi per Vilanoven

Barcelona ne kerkim te nje zevendesi per Vilanoven
Tito Vilanova nuk e ka më të sigurtë vendin e trajnerit të Barcelonës, pavarësisht se klubi deklaroi pak javë më parë se do ta konfirmojë atë edhe për vitin e ardhshëm. “El Confindecial” shkruan se katalanasit, duke parë edhe gjëndjen e tij shëndetësore, janë duke kërkuar një zëvendës për Vilanovën. Fillimisht është menduar që ai të jetë ndihmës i Vilanovës, për ta zëvendësuar më pas këtë të fundit, nëse do të ketë sërish problem shëndetësore.

Fillimisht u fol për një interesim për Manuel Pelegrinin, por ky i fundit kërkon një rol protagonist. Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës i kanë hedhur sytë tek trajneri i Valencias, Ernesto Valverde. Këtij të fundit i është premtuar që fillimisht të jetë ndihmës i Vilanovës dhe më pas të bëhet trajner i parë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama