Barazimi me Teuten Daja Europen do ta luajme deri ne fund

Barazimi me Teutën, Daja: Europën do ta luajmë deri në fund

Pas barazimit pa gola me Teutën në "Niko Dovana", Trajneri i Tiranës, Ilir Daja, deklaroi se ekipi i tij nuk ka hequr dorë nga lufta për të kapur zonën e kupave të Europës.

Untitled-19Në një prononcim pas ndeshjes, Daja vlerësoi paraqitjen e treguar nga bardheblutë, paçka se ekipi i tij mori vetëm një pikë më kundërshtarët më të afërt. "Ekipi ka dhënë maksimumin. Kemi administruar qoftë topin, qoftë zonat e rrezikshme të kundërshtarit, por në fund nuk kemi gjetur rrugën e rrjetës, ca për meritë të portierit kundërshtar, ca për mosfinalizim të aksioneve nga sulmuesit apo mesfushorët e ekipit tonë",-tha ai për "TVSH".

Daja deklaroi se Europa është e vështirë, por jo e pamundur dhe bardheblutë do ta luajnë deri në fund.

I pyetur për derbin e ardhshëm ndaj Partizanit, ai u përgjigj: "Ne ishim përqendruar njëqind për qind te kjo ndeshje. Derbin do ta luajmë me të gjitha mundësitë që kemi, paçka se jemi të limituar me këtë kontingjent që kemi".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama