Banoret i ankohen pe ujin Kosova Do bej te rrini te perqafuar gjithe kohes

Banoret i ankohen pe ujin, Kosova: Do bej te rrini te perqafuar gjithe kohes

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka vijuar turin e tij të takimeve me banorët e kryeqytetit. Në fjalën e tij me banorët ai është ndalur tek problemi i mungesës së ujit. Pikërisht për këtë problem, ai është pyetur nga banorët e Sharrës, se çfarë do të bëj për këtë problem, për të cilin në fakt ka përgjegjësi bashkia dhe që aktualisht drejtohet nga Lulzim Basha.

Dhe zgjidhja e Kosovës ka qenë një përqafim nga mëngjesi deri në darkë mes banorëve.

 “Unë do të bëj që të rrish për qafe, nga mëngjesi në darkë me vëllain, e jo të zihesh. Unë nuk është se kam të drejtë të urdhëroj njeri por në fund të fundit kam dalë për një punë dhe kur shoh se diçka nuk funksionon mund të vë në lëvizje dikë që ta zgjidhë edhe tani pa u bërë Kryetar Bashkie”, tha Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama