Bankers fiton gjyqin me qeverine dhe vazhdon te paguaje zero taksa

Bankers fiton gjyqin me qeverinë dhe vazhdon të paguajë zero taksa

Bankers Petrolium do të marrë mbrapsht 37 milionë euro nga shteti shqiptarë dhe do të vazhdoj të mos paguajë asnjë taksë në Shqipëri. Ky është vendimi përfundimtarë i audituesit ndërkombëtarë të kontraktuar nga kompania dhe shteti shqiptarë për vlerësimin e detyrimit tatimor prej 57 milionë dollarë.

Një vit më parë, Albpetrol dhe AKBN kryen një kontroll dhe arritën në përfundimin se Bankers ka rritur shpenzimet fiktivisht, me një shumë rreth 300 milionë dollarë. Pas këtij konstatimi, qeveria bëri një rivlerësim tatimor të Bankers. Detyrimi i ri i kompanisë u llogarit të jetë 57 milionë dollarë taksa shtesë.

Kompania e hodhi këtë vendim të administratës tatimore në gjyq. Qeveria i bllokoi llogaritë bankare të Bankers në Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi vendimin e qeverisë.

Kompania Bankers iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtarë, i cili i kërkoi qeverisë të zhbllokojë llogaritë bankare të Bankers, deri sa të merret vendimi përfundimtar. Qeveria nuk e pranoi këtë kërkesë dhe vazhdoi të mbajë të bllokuara llogaritë e Bankers.

Por, Bankers arriti një marrëveshje me shtetin shqiptar. Sipas së cilës, Bankers do të tërhiqte padinë në gjykatën e arbitraritetit dhe do të pajtonin një auditues ndërkombëtarë, vendimi i të cilit do të ishte përfundimtarë.

Ndërkohë, kompania pranoi të paguajë detyrimin tatimor prej 57 milionë euro dhe shteti shqiptarë i zhbllokoi llogaritë bankare. Pagesa e detyrimit u krye me këste gjatë gjithë vitit 2016. Fillimisht Bankers pagoi 10 për qind të shumës dhe pastaj 4,3 milionë dollarë për çdo muaj të vitit 2016.

Deri më tani Bankers i ka paguar shtetit shqiptarë 37 milionë euro, të cilat do t'i rikthehen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama