Bankat e Gjeneves pas 200 viteve thyejne heshtjen per fitimet

Bankat e Gjeneves, pas 200 viteve thyejne heshtjen per fitimet

Pictet & Cie. Group SCA, banka me bazë në Gjenevë, e themeluar më 1796, do të publikojë më 28 gusht deklaratën e saj financiare, sipas një zyrtari të kompanisë, i cili kërkoi të mbetet anonim në përputhje me politikën e bankës. Pictet & Cie. Group SCA, është banka e tretë më e madhe zvicerane pas UBS AG dhe Credit Suisse Group AG, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë për të raportuar këtë muaj. Fitimet e bankave do të publikohen pas presioneve të rregullatorëve jashtë vendit të tyre, duke i detyruar ato të braktisin traditën shekullore të sekretit.

 

Industria bankare e Zvicrës është bërë objekt hetimesh nga organet tatimore nga Europa dhe SHBA pikërisht për shkak të fshehtësisë tradicionale. “Do të jetë interesante për të parë rezultatet e Pictet dhe Lombard Odier, pasi në këto mbahen numrat privatë të llogarive për dekada me radhë”, – tha Tim Dawson, një analist në Helvea SA në Gjenevë, i cili është ekspert i kompanive financiare në Zvicër.

 

“Këto banka janë në ballë të ndryshimit të mjedisit në industrinë zvicerane”. Thierry Lombard, Patrick Odier dhe Hugo Baenziger, ish-zyrtari i Deutsche Bank AG, janë në mesin e tetë partnerëve në menaxhimin Lombard Odier-së. Pictet udhëhiqet edhe nga tetë partnerë, duke përfshirë Nicolas Pictet dhe Jacques de Saussure. Ndërsa Pictet dhe Lombard Odier nuk e kanë zbuluar ende se cilat shifra do të publikojnë në të ardhurat, ata janë të vendosur për të prodhuar një trofe të informacionit për analistët, investitorët në menaxherët e aseteve publike tregtare dhe klientëve të vet të bankave në lidhje me punën e tyre.

 

Bankat janë përdorur tradicionalisht nga familjet më të pasura të botës për të mbrojtur fatin e tyre, duke mbikëqyrur rreth 630 miliardë dollarë për klientët privatë dhe institucionalë, sipas kompanive. Bankat në të gjithë Zvicrën janë duke kërkuar për të përshtatur modelet e tyre të biznesit në një epokë të re të pajtueshmërisë rregullatore dhe fiskale, në të cilin organet tatimore e qeveritë do t’u kërkojnë atyre për të dhënë detaje mbi klientët e tyre privatë dhe të shkëmbejnë informacionin përtej kufijve që ata kishin vënë deri tani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama