Baloteli ne telashe denoncohet nga ish-e dashura ne polici per dhune

Baloteli në telashe, denoncohet nga ish-e dashura në polici për dhunë

Baloteli ndodhet sërish në telashpe për sjelljet e tij. Futbollisti i Milanit thuhet se ka pasur një lidhje me ish-konkurrenten e 'Big Brother' në Izrael, Avivit Bar Zohar.

Untitled-1"Po shkojmë në Itali për të denoncuar në polici kundër Mario Balotelit për sulmet e tij fizike ndaj Avivit Bar Zohar",-ka thënë përfaqësuesit ligjor të 34-vjeçares, e cila ëndërron të bëhet aktore.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në "Hollywood", pranë një lokali milanez. "Mario është bezdisur nga vëmendja që shoqëruesja e tij po tërhiqte nga disa të rinj dhe e urdhëroi atë që të ulej pranë tij, por vajza refuzoi për mënyrën se si futbollisti iu drejtua. Në këtë pikë Baloteli humbi durimin: E kapi prej flokësh dhe e fyeu në një mënyrë të shëmtuar",-shkruan 'pianetamilan.it'.

Përfaqësuesit e saj ligjorë kanë thënë se vajza ka frikë të vijë në Milano, por denoncimin do ta bëjnë ata.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama