Ballisti tregon ngritjen e dronit

Ballisti tregon ngritjen e dronit

Ismail Morina i njohur ndryshe si “Ballisti” ka hedhur një video në Youtube ku tregon provat që ka bërë për ngritjen e dronit. Morina dyshohej se ishte personi që ngriti dronin që tërboi serbët në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit, dhe ai e ka vërtetuar me anë të videove këtë fakt. Morina postoi në Youtube një video që është bërë në fillim të tetorit teksa bënte provat për ngritjen e dronit.

Ballisti është duke u kërkuar nga policia serbe e cila ka nxjerrë edhe një urdhër arresti për të, por duket se nuk i bëhet shumë vonë duke qenë se është shumë aktiv në rrjetet sociale madje ka lëvizur në Shqipëri dhe Kosovë shumë lirisht.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama