Bajernit nuk i mjafton fitorja Atletiko shkon ne finale (VIDEO)

Bajernit nuk i mjafton fitorja, Atletiko shkon në finale (VIDEO)

Atletico's Gabi Fernandez celebrates after his teammate Antoine Griezmann scored their first goal during the Champions League second leg semifinal soccer match between Bayern Munich and Atletico de Madrid in Munich, Germany, Tuesday, May 3, 2016. (ANSA/AP Photo/Michael Probst)

UPDATE/ Atletiko e Madridit është skuadra e parë finaliste e Ligës së Kampionëve. Edhe pse humbën mbrëmjen e së martës ndaj Bajernit të Mynihut me rezultatin 2-1, djemtë e Simeones u kualifikuan për në finale falë golit të Grizmanit në minutën e 54´-t .

Britain Football Soccer - Bayern Munich v Atletico Madrid - UEFA Champions League Semi Final Second Leg - Allianz Arena, Munich - 3/5/16 Bayern Munich's Robert Lewandowski lies injured as Thomas Muller looks on Reuters / Michaela Rehle Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Spanjollët pritet të mësojnë kundërshtarët e tyre nga përfundimi i ndeshjes mes Realit të Mdritid dhe Mançester Sitit që të luhet të mërkurën (nesër). Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në shifrat 0-0 në Angli.

Pjesa e parë
Bajerni i Mynihut kryesoi në 45´ minutat e para në "Allianz Arena". Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me anë të Ksabi Alonsos në minutën e 31´.

Bavarezët kishin një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, por Tomas Myler gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

MUNICH, GERMANY - MAY 03: Goalkeeper Jan Oblak of Atletico Madrid (13) saves a penalty kick from Thomas Mueller of Bayern Munich during UEFA Champions League semi final second leg match between FC Bayern Muenchen and Club Atletico de Madrid at Allianz Arena on May 3, 2016 in Munich, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Bongarts/Getty Images)

Gjermanët zhvilluan një lojë sulmuese duke rrezikuar në disa raste portën e spanjollëve, ndërsa miqtë tentuan të mbronin avantazhin e takimit të parë (1-0).

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare të Ekipeve. Guardiola riktheu që nga minuta e parë Mylerin dhe Riberinë, ndryshe nga sa veproi në takimin e parë duke i aktivizuar si zëvendësues.

Bajern Mynih - Atletiko Madrid 2 - 1
Gol: Ksabi Alonso 31´ (Tomas Myler humb penallti në min 34´), Levandovski 74'/ Grizman 54´, (Ferndando Torres humb penallti në min 84´)

FORMACIONET ZYRTARE
BAJERNI I MYNIHUT (4-1-4-1):
Neuer; Lahm, Boateng, Javi Martinez, Alaba; Xabi Alonso; Douglas Costa, Vidal, Mueller, Ribery; Leëandowski.
Trajner: Guardiola.

ATLETIKO MADRID (4-4-2): Oblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Saul, Gabi, Augusto Fernandez, Koke; Griezmann, F. Torres.
Trajner: Simeone.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama