Bajern Mynih gati 18 mln euro per sherbimet e Hysajt

Bajern Mynih gati 18 mln euro për shërbimet e Hysajt

Elseid Hysaj është padyshim lojtari më i kërkuar nga kuqezinjtë në merkato.hysajMbrojtësi i Napolit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Evropë falë përformancës së tij të shkëlqyer në Serinë A.

Pas Atletikos së Madridit dhe Barcelonës edhe gjigandët bavarezë kanë shfaqur interes për shërbimet e shkodranit.

Në sfidën ndaj Atalantës Hysaj ka qenë më shumë një spektator në "Sao Paolo", ndërsa në tribunë është parë dhe drejtori teknik i Bajern Mynihut.

Siç raportin "Il Mattino" Michael Reschke ka udhëtuar drejt Italisë për lojtarin shqiptar i cili është "shënjestruar" nga kampionët.

Sipas"Tuttomercatoweb.com" skuadra gjermane është gati të ofrojë 18 milionë euro për ish lojtarin e Empolit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama