Babai Xhakes Edhe sikur te me vdiste djali ne Beograd per flamur do te isha krenar

Babai Xhakes: Edhe sikur te me vdiste djali ne Beograd per flamur, do te isha krenar

Ragip Xhaka, babai i Taulatit dhe Granitit, po krenohet me veprimin e të birit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ku nuk lejoi përdhosjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe. Ai ka thënë se edhe po t’i vdiste djali në Beograd për flamur, do të ishte krenar. Taulant Xhaka po konsiderohet si hero pasi nuk lejoi përdhosjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe në Beograd. Me këtë veprim po krenohet edhe babai i mesfushorit të ekipit kuqezi, Ragim Xhaka. Madje, ky i fundi ka thënë se edhe po t’i vdiste djali në Beograd për flamur, do të ishte krenar.

“Jam shumë krenar me veprimin e Taulantit. Ai nuk lejoi përdhosjen e flamurit kombëtar dhe mburrem me këtë. Nëse do të ishte nevoja Taulanti edhe do të vdiste për flamur. Do të isha krenar nëse ai do të vdiste duke mbrojtur flamurin. Kurse, do të isha ndier keq nëse do të diste dikush tjetër e ky jo”, deklaroi Xhaka për Gazetën Express.

Ragipi ka folur edhe për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e cila u ndërpre në minutën e 41-të pas hyrjes së huliganëve serb në fushën e gjelbër. Ai insiston se shqiptarët nuk kanë provokuar serbët.

“Serbisë nuk i është bërë asnjë provokim. Një flamur që ka hyrë në fushë nuk është bërë asgjë. Ai ka qenë një simbol kombëtar si çdo flamur tjetër; i Kroacisë, Zvicrës e të tjerëve. Aty nuk ka pasur asgjë fyese për shtetin serb”, thotë Ragipi.

“Ajo çfarë ka ndodhur në stadium nuk është sport, por luftë. 18 djem kanë luftuar ndaj 40 mijë vetëve”, theksoi Xhaka, të cilit i ka mbetur merak që nuk ishte i pranishëm në Beograd.

“Kam pas dëshirë të madhe të jem në Beograd, por i dini rrethanat të cilat kanë qenë edhe për atë nuk kam mundur të shkoj”, u shpreh ai.

Xhaka ka konfirmuar për Express se Taulanti ka edhe disa lëndime të tjera përveç fytyrës. ”Është i lënduar fytyrë në sy, prapa në kokë, në shpinë edhe drenën e ka te lënduar. Ai ka pasur disa vizita mjekësore gjatë ditës, derisa të dielën do të dihet nëse do të luaj apo jo” përfundoi Ragipi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama